Delvina do mirëpresë Panairin Kombëtar të Artizanëve

Në datën 20 korrik në Delvinë do organizohet Panairi Kombëtar i Artizanëve.

Ky event do organizohet në orën 18:00 në qendër të qytetit, ku kryebashkiakja Majlinda Qilimi ka ftuar të gjithë artizanët delvinjotë t’i bashkangjiten këtij panairi.

“Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale ka zgjedhur Delvinën për të organizuar Panairin Kombëtar të Artizanëve.

Qyteti ynë do të mirëpresë artizanë nga shumë vise të Shqipërisë te cilet do te ekspozojne punimet e tyre.

Janë të ftuar të gjithë artizanët delvinjotë t’i bashkangjiten këtij panairi.

Ne krenohemi që kemi patur dhe kemi trashëguar nga të parët tanë artin e punimeve artistike artizanale”, shprehet kryebashkiakja Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/