Avokati u dhunua me shkop bejsbolli, PD: Është aktivist demokrat, qytetar model, kapni autorët
Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me dhunimin e avokatit Marjel Mejdini me shkop bejsbolli gjatë ditës së sotme në qytetin e Sarandës.
Ka qenë Inza Zhupa nga radhët e PD e cila ka bërë apel që ngjarje të zbardhet ndërsa shton se i dhunuari është prej kohësh aktivist i Partisë Demokratike.
Sipas Zhupës, vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndërsa për dhunimin e qytetarit ajo thekson së është viktimë e regjimit Rama – Doshi.
Postimi i Zhupës:
Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.
Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.
I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.
Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.
Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!