Aksionet e SPAK-ut, deputetja Sarandës: Maja e korrupsionit është Rama dhe ministrat
Deputetja e zgjedhur e PD më 25 prill, Ina Zhupa thotë se është gjë e mirë që SPAK-u po lëviz, edhe pse me vonesë. Sipas saj, janë vetë ministrat dhe kryeministri që kanë ngritur një sistem të tillë me tenderave, ku 1 në 3 të tillë jepen pa garë.
”Është gjë e mirë që ka nisur puna e SPAK-ut, edhe pse me peshq të vegjël. Duhet që të vazhdojmë me hetimet që të kapen kokat e mëdha të këtyre aferave. Janë vetë ministrat dhe kryeministri që kanë ngritur janë sistem të tillë me tenderave. 1 në 3 tendera në vend jepen pa garë.
Të mos harrojmë që i gjithë pushteti vendor është emëruar nga vetë Edi Rama. Ne kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme punësimet partiake që janë bërë edhe në kuadër të fushatë elektorale apo kundrejt pagesave. Sigurisht që nuk ka njeri në vend që e beson se rasti i zonjës Voda është i vetmi që ka ndodhur në vend.
Ne si PD kemi qenë të parët që e kemi denoncuar me prova tenderin e uniformave të policisë. Edhe ministri thotë se nuk ka dijeni. Nëse nuk kanë pasur dijeni, nuk kishin se si të na thonin se po shpifnim. Shpresoj që ky hetim të çohet deri në fund dhe të shkojë deri në majën e korrupsionin, sepse nuk jep 22 milionë euro vetëm me firmën e disa zyrtarëve të prokurimeve”.