Zgjedhjet në PD, demokratët e Sarandës ironizojnë Matilda Qurkun: Ka ndonjë ofertë lekësh për ne

Partia Demokratike do zgjedh të dielën kryetarin e ri të partisë ku në garë janë kreu aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Një garë ku fituesi duket i paracaktuar dhe do jetë sërish Lulzim Basha.

Për kreun e ri do votojnë dhe antarët e degës së PD Sarandë ku sekretarja Matilda Qurku ka publikuar detajet se kur nis votoimi dhe si duhet të paraqiten personat që do votojnë

“Ditën e diel antarët e Partisë Demokratike ftohen të votojnë për Kryetarin e PDSH.
Në degën e Sarandës QV do të jetë tek selia dhe do të jetë e hapur prej orës 08:00-19:00.
Antarët duhet të paraqiten para komisionit me kartën e antarësisë dhe kartën e identitetit”, shkruan Qurku, e cila është ironizuar nga demokratët e Sarandë në komente.

“Vetem Bashen mos vini edhe e kemi TE fituar”

“Ka ndonje oferte per  voten time”, janë disa prej kometeve ironizuese tek postimi i Matilda Qurkut e cila së bashku me kreun e degës Vesel Koçiun kanë dal haptzi pro Lulzim Bashës. /Sarandanews.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *