Vrasja në Ksamil u filmua nga kamerat, autori doli nga një makinë që e priste para shtëpisë
Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil.
Gramoz Mema, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij.
Sipas informacioneve autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.
Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar.
Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det.