U konfliktua me dy persona, i riu në Drimadhas nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Pas djegies së shezlongëve të një biznesi që dyshohet se ndodhi për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar në Dhërmi, ku është qëlluar me pistoletë manovër. Policia bën me dije se 28-vjeçari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë.

Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në ajër.

Pas ngjarjes i riu është larguar dhe sot është bërë e mundur arrestimi i tij.