Turistë nga Serbia dhe Ukraina “pushtojnë” Sarandën, Gurma: Gati për sezonin
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka qenë këtë mëngjes i ftuar ne televizionin “Top Channel” në emisionin “Wake Up”. Gurma ka folur në lidhje me sezonin turistik në qytetin bregdetar, ku prej disa javësh Saranda ka pasur majft pushues vendas e të huaj, kryesisht nga Ukraina, Serbia etj.
“Ne kemi hapur sezonin në fund të muajit Maj, me prezencë të ambasadorëve të vendeve mike. Por realisht sezoni në Sarandë ka nisur që nga muaji prill, pasi çdo fundjavë në Sarandë ka pasur turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga shtetet e tjera.
Ka një trend të veçantë këtë vit që ndryshe nga vitet e tjera, që nga vendet e Lindjes vendin e parë e ka mbajtur Polonia, ndërsa këtë vit ka ndryshuar trendi dhe janë Serbët dhe Ukrainasit ata që e vizitojnë Sarandën.
Ne presim që të hapen kufijtë, të hapen transportet detare që të kemi turistë dhe nga Italia e jugut”, u shpreh Adrian Gurma. /Sarandanews.com/