Sondazhi i Sarandanews.com/ Qytetarët të ndarë për vendimin e bashkisë Sarandë

Një vendim që ka bërë shumë bujë në Sarandë dhe mediat në vendin tonë ishte vendimi i bashkisë për ndalimin e punimeve me çekiçë, trapanë, mos qarkullimi i betoniereve etj.

Një vendim i cili erdhi si pasojë për të pasur një sezon turistik dhe të qetë për të gjithë turistët që do frekuentojnë Sarandën gjatë këtij viti.

Vendimi i bashkisë Sarandë do hyjë në fuqi me datë 1 korrik dhe do jetë i vlefshëm deri më 31 shtator. Sarandanews.com prej disa ditësh zhvilloi një sondazh në lidhje me këtë rregull të ri me pyetjen: “Jeni dakord me vendimin e ri nga bashkia Sarandë për ndalimim e çekiçëve, trapanëve, betoniereve etj?

Sondazhi pati një audiencë shumë të lartë dhe me qindra komente të qytetarëve, të cilët dhanë mendimin e tyre për këtë vendim.

Ajo që vihet re ishte fakti se qytetarët janë të ndarë pasi një pjesë dakord, ndërsa një pjesë tjetër e ngjashme me shifra janë kundër.

Në linkun më poshtë të Sarandanews.com janë komentet e qytetarëve të cilët janë të ndarë në opinionet e tyre për këtë vendim.