Sarandë, Nishani: 13 Qershori s’i vendos kapakun tenxheres! Harxhi: Vjedhja e votave s’u faktua

Kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi mbrëmjen e djeshme me Bujar Nishanin në krah ishte në Sarandë ku zhvilloi një takim me demokratët për t’i bindur që ta votojnë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Bujar Nishani, kryetar i këshillit kombëtar të PD, tha se zgjedhjet për kryetarin nuk e mbyllin debatin në PD.

13 qershori nuk i vendos kapakun tenxheres, por 14 qershori e tutje vazhdon sepse jemi në një udhëkryq të madh si PD. Jemi gati gati në një situatë fataliteti, dëshpërimi.

Do të flas për PD. Nuk duhet të mbetemi peng i dëshpërimit dhe fatalitetit se nuk zgjidhim gjë. PD sot është minimumi 620 mijë njerëz” tha ai.

Harxhi tha se PD nuk e faktoi dot vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa kishte një thirrje. “U bëj thirrje themeluese dhe qëndrestarëve që janë larguar nga partia të rikthehen sa më parë”.