Rrëzohet vendimi i Gjykatës së Sarandës, rikthehet në burg 20- vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. O., 20 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi u krye pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ka ndryshuar mënyrën e vuajtjes së dënimit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga shërbim prove në dënim me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
20 vjeçar ishte kapur me 14 gramë kanabis më 17.08.2019 dhe Gjykata e Sarandës e kishte dënuar me Shërbim prove, por Apeli i Gjirokastrës e ka hedhur poshtë këtë vendim, duke e dënuar me 3 vjet . 4 muaj burg