Reagon avokati Gjergji Imeraj në Sarandanews.com: Zbulon emrat e policëve për gjobëvënie
Avokati Gjergji Imeraj ka reaguar pas lajmit të publikuar në emisionin STOP ku ai akuzohej për një zaptim e një prone në Ksamil ku thuhej se kërkonte ta legalizonte në mënyrë të falsifikuar.
Në një reagim në një koment në Sarandanews.com, avokati Imeraj hedh akuza në drejtim të gazetarëve të emision STOP TV Klan si dhe policëve Sinan Meta e Ladi Goxhaj për gjobëvënie.
“Gazetaret e emisionit Stop -TV Klan , me policin Sinan Mata me të birin e tij , që me një grup kriminal kërkon nëpermjet përdorimit të postiti te tij në bashkpunim me policin tjeter Ladi Goxhaj djali i plakës qe ankohet në këtë emision, kërkojnë të zaptojnë me forcë truallin , që eshtë në pronësi që nga fillimi i vitit 1991.
Shikojeni në këtë video në Sarandë ku thuren intrigat në bashkëpunim .
Intrigat dhe gjobveniet nuk kanë fund .
Shikoni videon…”, shkruan në reagimin e tij Gjergji Imeraj. /Sarandanews.com/