Rama publikon pamjet e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë: Shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e punimeve të tunelit përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.
Rama shprehet se po vijon puna me ritme të mira, duke i përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë në këtë vepër.
Rama thotë se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë
“Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.
Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama në Facebook.