Përfaqësues nga komuniteti shqiptar në Kroaci vizitë në Sarandë: Ja çfarë u diskutua
Përfaqësues nga qyteti i Opatisë në Kroaci u takuan ditën e djeshme me Kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma, për të forcuar bashkëpunimin në shkëmbimin e përvoje në fushën e turizmit bregdetar e malor në fushën e arsimit, gastronomisë traditës e folklorit, duke qenë se Saranda është në prirjen për të qenë kryeqyteti shqiptar veror, për natyrën klimën, por edhe ofertën turistike.
Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin kroat, shprehu se Saranda mund të përfirojë nga përvoja 300-vjeçare e Opatisë, ndërsa Gani Xharrahi përforëcoi idenë për shkëmbimin e nxënësve të hotelerisë, për praktika mësimore në Opati e Sarandë, si dhe për afrimin e studentëve të fakulteteve në qytetet tona.
“Prita një përfaqësi të komunitetit shqiptar të qytetit të Opatisë në Kroaci,të kryesuar nga deputetja shqiptare në Parlamentin kroat znj.Ermina Lekaj Prlaskaj.
Diskutuam mbi mundësitë e intesifikimit të mardhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy qyteteve tona,si dhe shkëmbimin në vijim,të eksperiencave dhe përvojave më të mira nga të dy palët”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.