“Për një Sarandë të pastër”, vijon puna për funksionimin e Qendrës së mbetjeve të riciklueshme në Volloder dhe vendosjen përgjatë shetitores
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma pa sot nga afër punën që bëhet për funksionimin e Qendrës së mbetjeve të riciklueshme në Volloder dhe vendosjen e koshave prej rrjete, përgjatë shetitores së re, të dyja financin i qeverisë gjermane përmes projektit të GIZ Albania në Bashkinë Sarandë.
E para krijon kapacitetet për të grumbulluar mbetje të riciklueshme e për t’i shitur më tej në treg, ndërsa koshat rrjetë mundësojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve plastike, alumin dhe letër e karton.
“Inspektova sot nga afër punën që bëhet për funksionimin e Qendrës së mbetjeve të riciklueshme në Volloder dhe përdorimin e koshave prej rrjete, vendosur përgjatë shetitores së re, të dyja financin i qeverisë gjermane përmes projektit të GIZ Albania në Bashkia Sarande, për krijimin e kapaciteteve grumbulluese të diferencuar të mbetjeve të riciklueshme si plastike, alumin dhe letër e karton”, shkruan Gurma.