Një denoncim dhe një paralajmërin për qytetarët nga bashkia Sarandë: Ja çfarë ka ndodhur
Përmes një njoftimi publik bashkia e Sarandës ka bërë me dije se ditët e fundit kanë ndodhur disa episode të shëmtuara, të shprehura me dëmtime, shpërdorime dhe deri me përvetësime të pasurisë publike, që gjendet në hapësirat publike, si në Sarandë edhe në Ksamil.
Bashkia thekson se ka bërë denoncimet në organet kompetente si dhe paralajmëron qytetarët të mos kryejnë më këto veprime.
NJOFTIMI
Me keqardhje dhe me shqetësim, konstatohet, se ditët e fundit, kanë ndodhur disa episode të shëmtuara, të shprehura me dëmtime, shpërdorime dhe deri me përvetësime të pasurisë publike, që gjendet në hapësirat publike, si në Sarandë edhe në Ksamil.
Kështu, janë rregjistruar:
– dëmtime në Ksamil të kontenierëve të mbetjeve urbane, e deri edhe spostime të tyre nga vendbazimet e miratuara nga Bashkia.
– dëmtim dhe zhvendosje e kullës së vrojtimit nga stacioni i plazhit publik në Ksamil.
– hedhje në kontenierët e destinuar për mbetje urbane, të mbetjeve inerte dhe atyre bimore, pas krasitjeve të pemëve nga qytetarët, në një kohë kur është bërë e ditur, që është detyrim ligjor depozitimi i tyre në vendgrumbullimin e mbetjeve inerte në Volloder (sipas autorizimit të dhënë nga Bashkia).
– dëmtime dhe flakje të koshave të vegjël, të vendosur në trotuaret e Sarandës dhe përgjatë shetitores së re.
– dëmtim dhe deri përvetësim për interesa private, i disa prej karrikeve metalike të sapovendosura në shërbim të qytetarëve nga Bashkia, në hapësirat e shetitores në Sarandë
Për të gjitha rastet, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e duhur ligjorë, duke bërë denoncim në organet përkatëse dhe do të vazhdojë të reagojë me ashpërsinë e ligjit dhe të rregullave të vendosura nga Këshilli Bashkiak.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të jenë përdorues me qytetari e korrektesë të pasurisë komunitare, të bëhen mbrojtës të saj dhe të mos ngurrojnë të denoncojnë, çdo rast të shpërdorimit, dëmtimit dhe abuzimit me këtë pasuri të të gjithëve.
Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, për një Sarandë më të mirë, më të pastër dhe më qytetare!
BASHKIA SARANDË