Ndalohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë, dyshohet se merrej me trafik droge
Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë.
Raportohet se para pak çastesh është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.
I ndaluari dyshohet për trafik narkotikësh. Operacioni vijon ende.
Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.