Mjekë nga Greqia vizitë në spitalin “Petro Nako” në Sarandë: Fushatë kundër kancerit të gjirit
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur sot një përfaqësi mjekësh nga Greqia, të cilët kanë realizuar ekzaminime mamografike për gratë dhe vajzat pranë ambienteve të spitalit “Petro Nako”.
“Sot pranë ambienteve të spitalit “Petro Nako” në Sarandë,me kolegë mjekë nga Greqia, përfaqësues të “Shoqatës Greke Kundër Kancerit”dhe përfaqësues të Ambasadës Greke në Tiranë, për të realizuar ekzaminime mamografike për gratë dhe vajzat, me ekipin e lëvizshëm të tyre.
Të gjithë bashkë kundër kancerit të gjirit.
Faleminderit kolegë”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/