Me pantallona të shkurtra e çorape të kuqe në Vlorë, Rama shmang Lelin
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Vlorë, ndërsa sot ka zhvilluar disa takime.
Rama u takua me rektorët në Universitetin “Ismail Qemali”, që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Pasdite, kryeministri bëri një vëzhgim të punimeve në zonën e Skelës e ajo ç’ka bie në sy është sërish mungesa e kryetarit të bashkisë Dritan Leli. Kryeministri u pa i shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.
“Krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si deputet dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.