Lajm i mirë nga Greqia/ Nga 14 qershori rritet kuota në Kakavijë. Priten ndryshime edhe në pikat e tjera kufitare
Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë.
Burime diplomatike greke i thanë “Top Channel” se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.
Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.
Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.
Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.
Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.