Ksamil, policia takime me bizneset për masat anti-Covid dhe kufizimet e muzikës
Ndërsa sezoni turistik në Sarandë e Ksamil ka nisur duke pasur një rritje të lartë të turisteve, autoritetet vendore po marrin të gjitha masat e nevojshme për një sezon sa më të mirë.
Gjatë ditës së sotme drejtuesit kryesorë të policisë së Ksamilit kanë zhivlluar një takim konstruktive me bizneset e kësaj zone.
Fokusi i bisedës ishte në lidhje me masat anti-Covid dhe kufizimet për muzikën në ambientet e tyre.
Mësohet se palët kanë rënë dakord që këto rregulla të vendosura të respektohen nga ana e tyre. /Sarandanews.com/