Konispol, denoncohet nga gruaja për dhunë, policia arreston autorin
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi K. T., banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Ndalimi i tij u krye për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.