Grupi që trafikonte drogë nga Saranda në Greqi, gjykata shpall dënimet

Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor të arrestuarit e megaoperacionit të Sarandës për trafik droge.

Kështu të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri, ta kryejnë në një Institucion të Sigurisë së Lartë. Të pandehurit Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme.

Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.