EMRI/ Tronditet Ksamili, vritet me armë një person
Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Burime nga policia bëjnë me dije se Gramoz Memaj, rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi i hetimit ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.