EMRAT/ Plas sherri mes taksistëve në Sarandë, një i plagosur
Një i ri ka mbetur i plagosur me sëpatë në Sarandë, pas konfliktit për klientët.
Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.
Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.