Delvinë, ndërron jetë një nga themeluesit e PD-së Dhimo Naçi

Ka ndërruar jetë në Delvinë, Dhimo Naçi.

Lajmin e ka dhënë kreu i PD Delvinë Hari Imeri, që e quan një prej themeluesve të degës së PD-së në qytet.

“Dega e Partisë Demokratike Delvinë, humbi një prej themeluesve të saj, z. Dhimo Naçi.

Delvina humbi një qytetar të ndershëm, bashkëshortja dhe fëmijët njeriun më të dashur.

Në emër të Degës të Partisë Demokratike Delvinë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, fëmijëve dhe gjithë të afërmve të tij”, shkruan Hari Imeri.