Asnjë i infektuar në Qafë-Botë, por kalojnë vetëm shqiptarët me dokumente greke, turistët ende të bllokuar
Të 170 personat që kanë kaluar nga Shqipëria për në Greqi, nga pika e kalimit kufitar në qafë botë dy ditë pas hapjes së saj kanë rezultuar negativë në testin e COVID-19.
Mediat greke i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke theksuar se Shqipëria tashmë është një vend me imunitet për sa i përket coronavirusit.
Aktualisht nga Shqipëria për në Greqi mund të kalojnë vetëm ata shtetas që kanë dokumente greke. Ndërkohë personat nga Shqipëria që duan të hyjnë në shtetin fqinj si turistë nuk mund të kalojnë kufirin deri në një njoftim të dytë të qeverisë greke që pritet të jepet së shpejti.
Mbajtja mbyllur deri para dy ditëve e kësaj pike të kalimit kufitar si masa anti-pandemi, solli reagime jo vetëm nga banorët e fshatrave të jugut, që shkonin çdo ditë për të punuar në Greqi, por edhe nga vetë pronarët dhe fermerët grekë në anën tjetër të kufirit, të cilët janë të interesuar për krahun e punës nga Shqipëria.