Akuzat e Milto Gurmës: Drejtuesit kishin koncepte të gabuara, ndërhynin në mënyrë jo të ndershme
Butrinti arriti të ngjitej në Kategorinë e parë pas një sezon fantastik në të dytë. Skuadra sarandiote mposhti në finalen e Play Off, Orikun duke siguruar kështu ngjitjen në një Kategorië më lartë.
Arkitekti i kësaj skuadre ishte trajneri i njohur, Milto Gurma që me punën e tij dhe të lojtarëve ngjiti Butrintin në të parën. Ditën e djeshme, skuadra së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë që është edhe presidenti i klubit festuan këtë arritje.
Gjatë festës, foli edhe trajneri Milto Gurma që hodhi edhe disa akuza për disa drejtues duke përjashtuar presidentin Ardian Gurma.
“Ekipi u ngjit në kategorinë e parë pas 5 vjetësh. Një ndër vështirësitë që hasa ishte koncepti I gabuar nga futbollistët e drejtuesit. Presidenti më ndihmoi në maksimum, nuk pata ndërhyrje nga presidenti. Ai më tha je ti aty dhe do vendosësh. Ekipi u formua në një mënyrë që ishte disiplina e rregulli. Kush e përballoi vazhdoi. Futbollistët ishin suksesi ishin heronj për mua. Ndërsa ekipet e tjera kishin aleanca, luftonin me ne dhe hapnin portën dhe bënin veprime që I dimë të gjithë ne. Fusha vendos se kush do të fitojë në futboll. Sepse kanë plotësuar edhe anët e tyre ekonomike me familjarët.
Unë shof rezultatin në fushë. Ardhja e Marios ndikoi në ekip. Ardhja e tij, ato koncepte që kisha ndikuan edhe te djali im. Sepse të vazhdosh punë në një qytet që ka dhe mendime skeptike të cilët përvecse nuk kishin besim ndërhynin dhe në mënyrë jo të ndershme. Vendi I trajnerit nuk është pronë, por në bazë të rezultateve.
Kur fola me presidentin unë për vete nuk doja që të mbaja ekipin në kategori, por doja që ekipi të ngjitej në kategorinë e parë. Unë binda veten që kjo punë duhej mbaruar dhe këtë bindje e kalova te ekipi. Të gjithë lojtarët iu përgjigjën programit. Ne nuk themi se kishim kualitete që kishin ekipet e tjera. Por neve kishim një grup që karakteri njerëzor ishte I fortë. Kush u mundua që të na pengonte ne me rezultate shkuam aty ku na takonte”.