Vodhën në Sarandë një automjet, arrestohen 2 vëllezërit nga Ksamili
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë 2 shtetas 39 vjeç dhe 35 vjeç (vëllezër), banues në Ksamil, Sarandë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 02.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, kanë vjedhur një automjet tip “Nisan”, në pronësi të një shtetasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.