VIDEO/ Super goli i Alesio Kolonjës, ish-shefi i klubit të Luftëtarit: Mos u verboni nga të huajt, 20 metra vrap dhe rritje rroge

Goli i Alesio Kolonjës është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Talenti sarandiot bën sprint 100 metra, teksa merr topin nga zona e portës së tij dhe arrin të shënojë gol ndaj kundërshtarëve.

Pikërisht për të ka reaguar Gentian Nora. Ish shefi i klubit të Luftëtarit që prej kohësh është larguar në USA, i bën thirrje drejtuesve të elitës që t’i hedhin sytë nga tregu vendas, pasi ka lojtarë të tillë siç është dhe Kolonja. Ai thekson faktin se nuk duhet investuar te futbollistë të huaj pasi eksperienca ka treguar se në të shumtën e rasteve është gabuar.

“Do ta shikojë ndonjë nga ju të verbuarit e Superiores këtë apo do të vazhdoni të merrni lojtarë të huaj që pasi bëjnë 20 metra vrap (pa top) kërkojnë rritje rroge?!”, shkruan Nora në videon e postuar në facebook-un e tij.