VIDEO/ Pamjet e sistemit të vaditjes së Janjarit: Prej vitesh një bombë me sahat, sot në funksion të plotë!

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka publikuar pamjet e sistemit të vaditjes të Janjarit, që është në funksion të plotë, qysh prej muajit prill.

Rama thotë se ky është një nga investimet më të  mëdha në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ndërsa shton se prej vitesh ishte degraduar në një bombë me sahat.

“Ja një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ajo e sistemit të vaditjes të Janjarit, degraduar prej vitesh në një bombë me sahat dhe sot në funksion të plotë, qysh prej muajit prill me 20 milionë m3 ujë për rreth 5 mijë hektarë tokë buke në të gjithë zonën e Konispolit”, shkruan Rama.