Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet 50 vjeçari në Dhërmi
Një 50 vjeçar është arrestuar nga Policia në Dhërmi pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën me dije se i arrestuari akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës.