Si policia e Ksamilit ka përmbushur detyrën në prishjen e objekteve pa leje, para lajmërimit të kryeministrit Rama

Sot pesë inspektorë terreni në Bashkinë Sarandë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për  “Për moskryerje të detyrave funksionale në mënyrë të përsëritur me pasoja të rënda”.

Inspektorët e pezulluar janë: Engjell Braho, Oltion Durmishi, Erjon Çakalli, Viktor Qesari, Tonin Simoni.

Për tu theksuar është fakti se në Ksamil policia e shtetit, posta Ksamil, ka pasur një qëndrim dhe reagim në kohën e duhur para se kryeministri Rama të fliste dhe paralajmëronte në lidhje me ndërtimet pa leje.

Sarandanews.com ka raportuar dhe publikuar video nga aksioni që Policia e Ksamilit ka përmbushur detyrën e saj në zbatim të ligjit ku ka pasur reagim të menjëhershëm për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Mjaftojmë të kujtojmë Policia Ksamilit ka kryer prishjen e 20 objekteve pa leje so dhe ka kryer arrestimin e procedimin në Prokurori të autorëve.

Më poshtë lajmet e raportuara. /Sarandanews.com/

VIDEO/ Nis prishja e 20 ndërtimeve pa leje në Ksamil, u ndërtuan gjatë fushatës

VIDEO/ Ksamil, vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje