Shëmben ndërtimet e paligjshme pranë Parkut Kombëtar të Butrintit

Disa ndërtime të paligjshme po ndërtoheshin pranë Parkut Kombëtar të Butrintit duke sjellë reagimet e qytetarëve.

Pas denoncimit të banorëve të Ksamilit për një ndërtim të paligjshëm në Zonën e Mbrojtur të Pallavraqit, Policia Bashkiake Sarandë ka reaguar duke shembur ndërtimin.

Ndërkohë drejtori i Parkut të Butrintit Eri Sulo sqaron se kjo zonë nuk përfshihet në juridiksion të Parkut Kombëtar të Butrintit, por të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

“Nga inspektimet e kryera në terren si dhe dalja e autoriteve përkatëse që kanë në juridiksion zonën, më lejoni të shpreh qartë që kjo zonë nuk është nën administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Duke parë që që kjo zonë ndodhet nën juridiksionin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nuk i përket autoritetet të Parkut Kombëtar të Butrintit për të shtrirë të gjithë fuqinë e saj në mbështetje të prishjes së godinave të paligjshme”, ka thënë ai.