Sezoni turistik në Sarandë, të huajt nisin prenotimet
Saranda ka nisur të presë turistët e parë për këtë sezon. Për të dytin vit radhazi operatorët turistik do të ofrojnë shërbime në kohë pandemie.
“Kemi pasur turistë nga Kosova më pak të huaj”.
Administratorët e hoteleve thonë se rezervimet për të gjithë sezonin kanë nisur.
“Po kanë filluar prenotimet për këtë sezon, pjesa më e madhe i përkasin korrikut dhe gushtit. Turistet që kanë rezervuar në gusht janë italianë, me pak janë të tjerët”.
Në këtë sezon restorantet duhet të zgjerojnë dhe stafin, por nevojat janë të paplotësuara. Nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 dhe ecuria e vaksinimit në vend, shpresojnë që këtë verë të ketë më shumë vizitorë.
“Ky vit do të jetë më i mirë se viti i kaluar. Kemi prenotime, janë kryesisht nga Serbia dhe Ukraina”.
Bregdeti i Sarandës është një ndër më të frekuentuarit në jug të vendit. Janë kryesisht të huaj ata që e zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet.