Sezoni turistik, Adrian Gurma nis fushatën promovuese: “Ejani në Sarandë”

Saranda këtë vit do jetë shumë më ndryshe, më e bukur dhe më e frekuentuar nga turistët vendas e të huaj. Investimet e kryera i kanë dhënë një pamje fatastike qytetit bregdetar, i cili është gati për të pritur turistët në këtë sezon të ri turistik.

Kryetari i bashkisë Adrian Gurma, një ndër promovuesit më të mëdhenj të  Sarandës ka nisur prej javësh fushatën promovuese të qytetit ku fton turistët që të zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet.

Në daljen e tij mediatike për mediat vendase, por dhe ato fqinje, Gurma ka përmendur disa nga investimet kryesore që do ketë një ndikim në thithjen e turistëve, siç është transformimi spektakolar i shëtitores që menjëherë ka dhënë efektet e para ku çdo fundjavë ka qenë e mbushur plot me turistë, të cilët nuk kanë nguruar për të përshëndetur punën fantastike që është kryer. Nga ana e bashkisë janë marrë gjitha masat për të mbuluar dhe menaxhuar në mënyrën më të mirë sezonin.

Në postimin e fundit Adrian Gurma ka pasqyruar në profilin e tij disa pamje mahnitëse nga Saranda dhe Ksamili që do e kenë mundësi ti shijojë kushdo që do vi për pushime.

“Eja në Sarandë”, është motoja e kryebashkiakut dhe më poshtë po publikojmë disa fotografi spektakolare nga Saranda. /Sarandanews.com/