Sarandë, shkon për gjah, por 65-vjeçari gjendet i pajetë në pyll
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e fshatit Janjar në Sarandë. Mësohet se viktima është shtetasi Bekim Brahimi dhe paraprakisht dyshohet se ai kishte dalë për gjah.
Burime nga policia bëjnë të ditur se personi mund të jetë sulmuar nga derra të egër.
Po ashtu raportohet se në trupin e viktimës ka plagë të shumta.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulanca, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si ka humbur jetën 65-vjeçari.
Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.