FOTOT/ Ish-Missi shqiptar mbush 27 vjeç, ja fotot e festës në Ksamil

Ajo është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, karriera e së cilës ka katapultuar edhe jashtë trojeve tona që pasi u shpall Miss Universe Albania në vitin 2012.

Bëhet fjalë për Adrola Dushin e cila ditën e shtunë ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Festimet për super modelen ishin madhështore.

Adrola organizoi një festë të kuruar në detaje në bregdetin jugor të Shqipërisë ne Ksamil.

Bukuroshja kishte ftuar miqtë, familjarë e bashkëpunëtorë dhe ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Më poshtë gjeni galerinë me disa nga fotot e momenteve më të bukura të festës së ditëlindjes së saj: