Sarandë, aktivistët nisin aksionin për pastrimin e detit nga gomat e mbeturinat
Disa aktivistë të Nismës Lule në bashkëpunim me Spiranga Diving Center kanë nisur aksionin për pastrimin e detit në Sarandë.
Sot ata kanë nxjerr nga ujërat e detit jon rreth 1200 goma dhe 36.000 bidona, shishe, e mbeturina të tjera.
Ata kanë përcjellë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët e pushuesit që të mbajnë pastër ambientin.
“Nisim aksionin nr. 16 për pastrimin e tabanit të Jonit. Deti është pasuria më e madhe e Shqipërisë.
Viti i tretë. 1284 goma të nxjerra.
Vazhdojmë…Super ekipi”, shkruan Adriatik Lapaj. /Sarandanews.com/