Saranda turistike, investimet i kanë ndryshuar pamjen qytetit të detit

Nuk ka filluar ende sezoni zyrtar turistik, por qyteti port pothuajse e ka inaguruar sezonin e ri. Ka shumë ndryshime që të bien në sy në Sarandë. Jo vetëm shëtitorja e re ku punimet janë ende në vijim, por edhe në brendësi të qyteti port, ndërtimet e reja nuk rreshtin kurrë.
Ky është  mëngjesi i zhurmshëm në port.

Peshku i zënë gjatë peshkimit të një nate më parë, në mol të vjetër, ku bashkëjetojnë varkat e peshkimit, por edhe jahte apo varka turistike. Shitet peshk, por edhe pronotohen vizita të shkurtra turistike në disa destinacione të njohura, thjesht duke paguar 25 Euro personi. Edhe monedha nuk është shqiptare, por ajo e Bashkimit Europian.

Ndërkohë pak më tutje vijojnë punimet në ditët e tyre të fundit. Shëtitorja e re, që duket se do t’i japë një vlerë të re të shtuar qytetit të 40 shënjtorëve, nuk ngjan aspak me atë të pak muajve më parë, Ja shiheni se cfarë kishim xhiruar vetëm vitin e kaluar.

Saranda ka pak njerëz nëpër rrugë, sepse ka pak banorë. Në Bashkinë e Sarandës na tregojnë se i gjithë territori administrativ i Bashkisë, sot ka një popullsi rreth 56 mijë banorë të rregjistruar që banojnë në një sipërfaqe prej 60 km2. Por, realisht banorë të përhershëm janë jo më shumë se 32 mijë, pasi pjesa tjetër jeton dhe punon në emigracion.

Saranda përshkohet nga pesë rrugëve paralele, që janë si vijat e një penta-grami muzikor. Saranda është e privilegjuar nga natyra, pasi ajo i ka dhënë detin dhe malin, klimën tipike mesdhetare dhe peizazhin e bukur. Këtu detin e thellë e të pastër dhe atmosferën natyralisht të jodizuar. Saranda ka 300 ditë diell në vit, 300 orë diell në muaj.

Gjatë verës Saranda kthehet në një kryeyqtet stinor dhe në një destinacion të preferuar turistik për shumicën e shqiptarëve dhe për qindra mijë të huaj.

Turizmi është edhe një garë për të tërhequr sa më shumë turistë. Në këtë kuptim Saranda është më pak e favorizuar, pasi përballë saj gjendet një qendër e madhe turistike si Korfuzi. Kryetari i Bashkisë është optimist dhe këtë nuk mungon të të shprehë në një intervistë të posaçme që jep për Radio Televizionin Shqiptar.

Bukuritë që Sarandës ia ka dhënë natyra, marrin më shumë vlerë e plotësohen nga puna e biznesit vendas dhe e qeverisjes vendore, që kujdeset dhe investon e investohet për infrastrukturë e performancë sa më të mirë turistike.
Karakteristike është se dita e çdo turisti dhe pushuesi këtu është me shumë variacion.

Prurja turistike ka ardhur me një trend në rritje. Saranda u frekuentua gjatë vitit 2019 nga rreth 900 mijë vizitorë nga më shumë se 100 vende të botës ku një peshë të rëndësishme zinin turistët rusë, çekë dhe polakë.

Në Bashki thonë se nga përllogaritjet e bëra, bëhet fjalë për 1 milionë euro, të inkasuara në buxhetin e Bashkisë si efekt financiar i sezonit. Këtu janë rregjistruar rreth 5.500 shtretër hotelierë, por janë edhe mbi 12 mijë shtretër në shtepi të dyta. Janë duke u ndërtuar akoma njësi akomoduese në breg por edhe në thellësi të qytetit.

Gjatë vitit 2020, në izolim të plotë nga toka dhe deti Saranda, pati mundësinë të kryente investime të rëndësishme në infrastrukturë që, në një periudhë fluksi, do të kishin shqetësuar turizmin. Këtë avantazh do ta përdorë këtë vit, kur, në skenarin më të keq, flitet për një rritje të numrit të vizitorëve me 20% krahasuar me 2020. Në 2020 priteshin trende të reja vizitorësh nga vendet nordike që do ta shtynin sezonin deri në fund të tetorit. Saranda gjithashtu kishte të prenotuara për 2020 mbi 140 prekje të portit nga anijet cruiz.

Në vite normale, pra pa pandeminë e këtyre dy viteve të fundit, sezoni turistik nis në muajin prill dhe shkon deri në fundin e tetorit. Saranda është e preferuar në fundjavë nga turistë të huaj që vijnë nga qytetet kufitare greke. Një kategori tjetër, rreth 60%, janë ata që përfaqësojnë turizmin e brendshëm.

Është bërë studimi i fizibiltetit dhe projekti i aeroportit të Sarandës, ndërsa në Limion, ka filluar një port i ri jahtesh dhe rreth 300 ha sipërfaqe është marrë me 1 euro kontrata për të ndërtuar një kompleks të plotë turistik. Por, për këtë të fundit, RTSH do të flasë më gjatë në ciklin e dokumentarëve “Investime që flasin”, një prodhim që pasqyron pikërisht investimet e rëndësishme në Shqipëri në shumë sektorë të ekonomisë.

Saranda duket se për pak kohë nuk do të jetë Saranda që njohim.