Saranda “shërohet” nga Covidi, në 48 orët e fundit asnjë rast i ri
Saranda duket se po merr lajme të mira sa i përket infektimeve të Covid-19.
Në 48 orët e fundit nga raportimet zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Saranda nuk ka rregjistruar asnjë rast të ri.
Përveç Sarandës, pozitive situata është dhe në qytetet e Delvinës, Finiqit e Konispolit, që gjithashtu nuk kanë rregjistruar raste të reja.
Një lajm pozitiv që përkon dhe me nisjen e sezonit turistik ku Saranda do jetë një vend i sigurtë për të gjithë pushuesit.
Megjithatë, të gjithë duhet të vijojmë të respektojmë masat parandaluese. /Sarandanews.com/