Sali Hasa tërheq kërkesën për drejtimin e Prokurorisë Sarandë, ja arsyeja
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 25.05.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 10 (dhjetë) anëtarëve dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Mbledhja u drejtua nga Zv/ Kryetarin i Këshillit, z. Alfred Balla.
Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Sali Hasa, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë.
Gjatë procedurës së verifikimit, kandidati Sali Hasa ka depozituar kërkesën dt. 10.05.2021, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në të cilën i ka kërkuar Këshillit, heqjen dorë nga kandidimit për arsye shëndetësore.