PD: Nuk ka fonde për të paguar mësuesit e Sarandës
Deputetja e zgjedhur Ina Zhupa ka publikuar një mesazh në WhatssAp ku sipas saj mësuesit e Sarandës nuk janë paguar si pasojë e mungesës së fondeve.
Zhupa shkruan se mungesa e fondeve për pagesat e mësuesve ka të bëjë me lekët që janë hedhur për të vjedhur zgjedhjet.
“Paratë e buxhetit harxhoheshin në fushatë elektorale dhe sot njoftojnë mësuesit e Sarandës që nuk ka fonde për ti paguar. Duan të vjedhin edhe mundin e mësuesve ndërsa me paratë e tyre vodhën zgjedhjet.
Ky është mesazhi në whatsapp që ju ka mbërritur drejtuesve nga Zyra Arsimore Sarandë: “ Pershendetje! Uroj të jeni mire.Ju lutem njoftoni mësuesit tuaj ,që këtë muaj nuk janë hedhur orët suplementare për mungesë fondesh .faleminderit. “
Paratë për të paguar oligarkët për koncensione fantazëm gjenden dhe nuk vonojnë asnjë sekondë. Paratë për të paguar punën e mësuesve që mbajnë familjen me rrogat e tyre dhe që sakrifikojnë në një shtet që nuk kujdeset për ta nuk gjenden!
I bëj thirrje të bëjnë pagesat e orëve suplementare siç ju takon mësuesve!”, shprehet Ina Zhupa që ka publikuar mesazhin më poshtë. /Sarandanews.com/