Në gjurmët e Nënë Terezës, çifti indian në ndjekje të rrugës dhe vendeve të shenjtores
Një çift i ri nga India po udhëton këto ditë në Shqipëri duke kaluar pushimet e kësaj fillim vere. Arsyeja pse zgjodhën Shqipërinë është sipas tyre rruga që ka ndjekur Nënë Tereza nga Shqipëria deri në Indi në misionin e saj për të ndihmuar të varfrit. Euronews i takoi ata në Ksamil.
“Kam ardhur në Shqipëri të vizitoj vendin e Shën Nënë Terezës. Shën Nënë Tereza ishte një person shumë i mirë. Ajo e la botën një vend më të bekuar. Ajo akoma kujtohet për punën e saj të mirë. Ajo ka ndihmuar shqiptarët dhe indianët, veçanërisht njerëzit e varfër. Njerëzit e mbajnë mend Shqipërinë pasi e vizitojnë për kulturën , mikpritjen. Këto janë gjëra që Nënë Tereza i ka prezantuar tek ne”, tha Anjani Rai nga New Delhi, Indi.
“Ne jemi nga India dhe jemi me fat qe po vizitojmë vendin e Shën Nënë Terezës. Nën Tereza ndihmoi shumë njerëz të varfër në Kalkuta. Ndihemi fatlumë që jemi në vendlindjes e saj. Shqipëria është vend i bukur, ka natyrë, male, liqene të veçanta. Ndihemi si në shtëpi, ashtu si në Indi. Ne do tu sugjerojmë indianëve të tjerë të vijnë këtu, të shijojnë bukuritë dhe të bëhen pjesë e historisë së Shën Nënë Terezës”, u shpreh Rohit Rai vizitor nga New Delhi, Indi.
Këta janë miqtë e parë nga India që vijnë në vendin tonë për të zbuluar historinë e Nënë Terezës. Vendlindja e saj ne Maqedoni dhe disa pika të tjera historike të Shqipërisë janë pjesë kryesore e vizitës së tyre disa ditore.