Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të bashkisë Sarandë
5 inspektorë terreni të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
Urdhri i shkarkimit të tyre është firmosur nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma me motivacionin “Për moskryerje të përsëritur të detyrës funksionale me pasoja të rënda”. Një nga të shkarkuarit është inspektori Engjëll Braho, ku ne dokumentin e shkarkimit të tij nga puna për shkak të cenimit të detyrës.
Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është shpallur prioritet nga qeveria duke thënë se kjo luftë duhet të ketë të njëjtin angazhim dhe të policisë si në atë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.