Lapaj: Në Sarandë e Ksamil kemi nxjerr 1310 goma makinash, ka edhe 3 mijë të tjera

Avokati Adriatik Lapaj tha në emisionin “Opinion” se së bashku me grupin e vullnetarëve kanë nxjerr nga fundi i detit në aksin Sarandë-Ksamil 1310 goma automjetesh.

Duke folur për këtë nismë, Lapaj tha se janë edhe 3 mijë goma të tjera të cilët qëndrojnë në fund të detit në këtë zonë.

“1310 goma janë nxjerr në aksin Sarandë –Ksamil, janë dhe 3 mijë të tjera”, tha Lapaj duke shtuar se një pjesë e tyre I përkasin kohës së komunizmit.

“ E para janë hedhur gjatë mbushjes së detit, janë lidhur anijet anash dhe gjatë fortunaleve janë këputur, i sjell lumi i Bistricës që derdhet në gjirin e Sarandës. Gomat e mëdha janë te zona e portit dhe një pjesë janë të kohës së konmunizmit”, u shpreh avokati.