Kristo Kiço letër kryeministrit e presidendit të Greqisë: Kërkojmë hapjen e Qafë Botës
Kryetari i bashkisë së Finiqit i është drejtuar me një letër kryeministrit të Greqisë Kyriako Mitsotakis, Katerina Sakellaropoulou, President i Republikës Greke, si dhe Niko Hardalia, Zëvendës Ministër për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave.
Arsyeja e letrës së drejtuar nga Krisro Kiço ka të bëjë për hapjen e doganës së Qafë Botës, e cila ka shkatuar mjaft problematika tek minoritarët.
LETRA E PLOTË.
REPUBLIKA E SHQIPËRISE
Finiq, më 27/05/2021
Z. Kyriako Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë
Znj. Katerina Sakellaropoulou, President i Republikës Greke
Z. Niko Hardalia, Zëvendës Ministër për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave
I nderuar Zoti Kryeministër,
Edhe një herë, unë do të doja t’ju përcjell shqetësimin e madh të banorëve të Bashkisë së Finiqit dhe të gjithë bashkive përreth për kufizimin e stërgjatur të lëvizjes në pikat kufitare për shkak të pandemisë, e cila solli pasoja të pariparueshme për ekonominë, shëndetin dhe anën psikologjike.
Çdo ditë në zyrat tona paraqiten njerëz me probleme serioze shëndetësore, familje që vijnë nga Greqia për t’i dhënë lamtumirën të afërmëve të tyre ose për t’u kujdesur për pronat në vendbanimet e tyre, duke kërkuar lehtësinë e hyrjes dhe daljes në pikat kufitare në Kakavi dhe Qafëbotë, dhe ne nuk jemi në gjendje t’u japim atyre një përgjigje pozitive, pasi kufiri ditor i hyrjes në Greqi prej 400 personash mbahet ende në fuqi në Kakavi dhe pika doganore e Qafëbotës mbetet ende e mbyllur.
Në këto rrethana, jeta e përditshme e banorëve tanë këtu është shqetësuese. Ne besojmë se çdo vonesë në lejimin e lëvizjes e përkeqëson më tej këtë situatë, çon më shumë në braktisjen e përhershme të fshatrave të tyre dhe në përgjithësi zbrazet vendi.Mos të harrojmë se këta shtetas janë gjithashtu shtetas të Greqisë dhe kanë të drejtë të kërkojnë trajtim më të mirë nga vendi i tyre amë.
Sidoqoftë, mbetet në nderin dhe përgjegjësinë tuaj që të zgjidhni këtë çështje, e cila, gjithashtu, prek edhe bashkitë kufitare.
Shpresojmë që kësaj here të kemi zgjidhjen e kërkuar.
Juaji sinqerisht
Kryetari i Bashkisë
Kristo Kiço.