Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca në Butrint: Kushtet janë përmbushur, ka ardhur koha për ta bërë atë hap

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca thotë se kushtet e vendosura për integrimin e Shqipërisë në BE janë përmbushur dhe ka ardhur koha për ta bërë atë hap.

Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit.

Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, tha Soreca.