Jahti luksoz me flamur Britanik vizitë për pushime në Sarandë

Në prag të sezonit të ri turistik në Sarandë ka nisur që të mbërrijnë jahtet e parë luksoz.

Porti Sarandës ka pritur sot gjatë paradites Jahtin Luksoz My ‘AROHA’ me gjatësi 40 m dhe gjerësi 7.80 m dhe peshë 102 ton!

Jahti My ‘AROHA’ është nisur nga Spanja, Palma de Maiorca, me destinacion Shqipërinë dhe konkretisht qytetin bregdetar të Sarandës, për të kaluar disa ditë dhe vizituar sitet dhe bukuritë e qytetit tonë!