I dënuar nga Gjykata për vjedhje, arrestohet nga policia në Ksamil
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e një shtetasi 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 18.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.