Himarë, dhunoi kunatin dhe më pas i theu xhamin e makinës, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Himarë, pasi ka dhunuar kunatin.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Njoftimi i policisë:

Goditi kunatin dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.